Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 25-vjeçar në kuadër të operacionit “Selekt”. Autoritetet sqarojnë se i arrestuar ka mbetur Elton Maxhaku, banues në Durrës.
Pas informacioneve të grumbulluara për këtë person, policia e ka kapur teksa ai ka marrë një taksi për të lëvizur në qytet, por me vete kishte dhe një ngarkesë me drogë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e mjetit policia gjeti rreth 6 kg lëndë narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri tip pushkë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë mësohet se po vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.