Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi lëvizte i armatosur në rrugët e kryeqytetit.
Në kuadër të operacionit “Road” u bë i mundur arrestimi i shtetasit A.M. 28 vjeç.
Ky shtetas udhëtonte me një mjet tip Ford dhe policia mori informacion se ai ishte i armatosur.
Shërbimet e Policisë në afërsi të Casa Italias, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. M. Gjatë kontrollit çantës së 28-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, me krehër e municion luftarak.