Një 30-vjeçar nga Gjirokastra ka rënë në prangat e Policisë, pasi është kapur në kryeqytet me armë zjarri e municion luftarak në mjetin e tij tip “Audi”, të blinduar me targa gjermane.
Sipas asaj që raporton Policia bëhet e ditur se në rrugën “Bajram Curri”, blutë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin tip “Audi” me drejtues 30-vjeçarin K. L., të cilit gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale se bashku me automjetin dhe një aparat celular.
Uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 30-vjeçarit banues në Gjirokastër.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë për hetim të mëtejshëm.