“Partinë Demokratike nuk e drejton Sali Berisha. Është përjashtuar me vendim të kryesisë pas dhunës së 8 janarit në PD”. Kështu u përgjigj Lulzim Basha pyetjes së gazetarëve për drejtimin e PD, jashtë sallës së parlamentit.
Duke folur për situatën më të fundit të tensionuar në PD, Basha deklaroi se denoncon me forcë kërcënimet dhe ofendimet ndaj deputetëve dhe mediave në mbledhjen në kryesi, ndërsa lufta kundër mendimit ndryshe, sipas tij nuk ka vend në demokraci.
“Bashkë me rininë do t’i japim zgjidhje kësaj krize zgjidhja është angazhimi i rinisë në politikë. Të respektojmë asetin e PD që është debati dhe respekti për fjalën e lirë. Siç e kam treguar me vepra dhe do vazhdoj ta tregoj me vepra që do vendos interesin e demokratëve mbi interesin personal. Dua tu them demokratëve që edhe në rastin e vendimit që do të marr do të udhëhiqem nga vullneti i tyre i lirë. Si kam parë videot e dhunës! Nuk jemi për debat këtu. Përgjigja ime është që dje e refuzoj dhe distancohem dhe dënoj me forcë fjalën e banalitetin që janë shkëmbyer në një moment tensioni, ku pjesë e tyre kanë qenë edhe gazetarët. Dënoj me forcë çdo sjellje kërcënuese. Ju ftoj të më dëgjoni! Keni mbështetjen time personale dhe politike! Nuk jam i butë jam i vendosur, por nuk mendoj se dhuna dhe lufta kundër mendimit ndryshe kanë vend në një demokraci dhe aq më shumë në një demokraci ku pretendojmë që ta prezantojmë në brezi i ri. E dënoj me forcë dhunën dhe u bën thirrje demokratëve që të përpiqemi që diferencat mes nesh t’i sheshojmë në mënyrë civile”.
Ish-kryedemokrati akuzoi Ramën, Berishën dhe Metën për minimin të demokracisë dhe vjedhje të Shqipërisë.
“Në 33 vjet ke 3 dinozaurë që kanë humbur zgjedhjet, kanë vjedhur Shqipërinë, janë dizenjuar si non grata, minim të demokracisë, shoqërohen me kriminelë blejnë zgjedhje krijojnë struktura kriminale si dako me shokë kapen duke blerë zgjedhje dhe trajtohen në normalitet për shkak të virozës së rëndë që ka kapur Shqipërinë dhe censurës e autocensurës që ka kapur mediat. Për hir të Shqipërisë e demokratëve kam marrë vendime dhe nuk do të udhëhiqen nga interesi im personal këtë kam bërë dhe do të bëj”.
Sipas Bashës më 14 maj qytetarët zgjodhën mes dy alternativave të këqija dhe kjo sipas tij duhet të marrë fund me kthimin e PD-së në shpresë për qytetarët.
“Më 14 maj qytetarët nuk patën alternativën më të mirë por patën mundësinë të zgjedhin mes dy të këqijave. Kjo duhet të marrë fund. E vetmja shpresë për ndryshim që është që PD të kthehet në alternativë dhe të flasë me shqiptarët. Kam nisur një debat për disa ndryshime kushtetuese për të patur mundësinë që shqiptarët të flasin me votë”.
Basha mohoi të ketë pasur një takim me Taulant Ballën dhe tha përsëriti se Berisha dhe Rama janë bashkë.
“Me Ballën nuk kam pasur asnjë takim me të. Takohen pronarët e Syri Tv. Oligarkët Berisha e Rama janë bashkë. Edhe një javë pas zgjedhjeve kanë vërshuar favoret për ortakët e heshtur të trekëndëshit të Bermudës. Kemi të bëjmë me një stabilshmet që ditën bëjnë sikur zihen dhe natën ndajnë favoret. Koha kur hidhni akuza ndaj meje ka marrë fund”.