Tani ai cilësohet si sportisti më i madh i të gjitha kohërave, edhe pse cilësimet gjithmonë shkaktojnë debate.
Në vitin 2014, shumë vetë ngritën dyshime për mënyrën se si Tom Brady, asokohe 37-vjeçar, mund të vijonte të luante në futbollin amerikan. Kjo e mërziti pa masë Brady-n, i cili tha: “Kur të mos bëj më punë, do të tërhiqem. Por mendoj se do të vazhdoj të bëj një punë të mirë edhe për ca kohë”.
Në fakt, rekordmeni i NFL ka një sekret për “jetëgjatësinë” e tij në një sport të fortë, që konsumon trupin e sportistëve. 43-vjeçari ndjek me rigorozitet një dietë tepër të ashpër, duke eliminuar plotësisht sheqerin e bardhë, miellin dhe bulmetrat.
Madje, ai nuk përdor edhe disa perime që, për shumë dietologë, konsiderohen të shëndetshme, si domatet, patëllxhanët dhe kërpudhat.
Ai gjithashtu përdor vetëm ushqime organike, pa gluten, dhe përpiqet të pijë deri në 5 litra ujë në ditë.
Regjimi ditor i Tom Brady-t që bën edhe një jetë prej murgu:
Ora 5:30: Zgjimi, ujë me elektrolite
Ora 7:00: Mëngjesi (Avokado dhe vezë)
Ora 8:00: Stërvitje
Ora 8:00 – 10:00: Stërvitje në palestër
Ora 10:00: Shëtitje në plazh
Ora 11:00: Rishikimi i ndeshjeve të mëparshme
Ora 12:00: Dreka (Sallatë me arra dhe peshk)
Ora 13:00 – 17:00: Stërvitje me skuadrën
Ora 17:00-18:00: Stërvitje individuale
Ora 18:00: Darka, me bashkëshorten Gisele Bündchen dhe tre fëmijët (Perime të pjekura dhe mish pule)
Ora: 19:00: Diskuton me trajnerin strategjinë për ndeshjen e radhës, ose bamirësi
Ora 19:30: Kohë me familjen
Ora 20:30: Gjumë