Liridon Peka, i cili u arrestua për mashtrim duke vjedhur adresa në Facebook dhe përfitoi 100 mijë Euro, u la në arrest me burg këtë të shtunë nga Gjykata e Tiranës. 28-vjeçari u arrestua para dy ditësh nga Policia e Tiranës.
Sipas Prokurorisë, Peka dhe një person tjetër i paidentifikuar kanë hakuar profile në Facebook të disa shtetasve nga Kosova. Më pas, ata iu shkruanin të afërmve të këtyre personave duke iu thëne: Jam sëmurë. Më çoni 1 mijë ose 1 e 500 euro sepse nuk dal dot nga spitali se jam rëndë.
Ata iu kërkonin t’i dërgojnë paratë online. Peka ishte në arrest shtëpie që në qershor për të njëjtat dyshime. Tërheqjen e parave e kanë bërë të afërm të një burri 85-vjeçar. Nipi i të moshuarit, nusja e nipit, vëllai dhe dy shokë, 9 veta në total.
Një shtetas nga Kosova kishte denoncuar në Prishtinë që kishte marrë nipin dhe i ka thënë që a i ke tërhequr lekët, por ai i ka thënë jo, kujdes se je mashtruar.
Avokati i Pekës, Tefik Sulejmani, pretendon se prokuroria nuk ka asnjë provë që të lidhë klientin e tij me mashtrimin e pretenduar.