Aktualitet “Më detyroi t’i bëja seks oral dhe më goditi me thikë”, torturohet...

“Më detyroi t’i bëja seks oral dhe më goditi me thikë”, torturohet e reja shqiptare në Greqi, arrestohet autori

Një 33-vjeçare nga Shqipëria ka rënë pre e një sulmi me thikë në Athinë, nga një i ri me origjinë palestineze. G. Çelaj nga Kuçova është transportuar në spital e dëmtuar në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit, ndërsa goditjen me thikë e ka marrë në kofshë.

Policia greke fillimisht ka dëgjuar të thirrura për ndihmë nga një objekt i braktisur në rrugën “Ksouthou” në Athinë. Menjëherë efektivët shkuan në katin e parë të objektit ku vinin gjetën një derë të mbyllur me kyç dhe pas saj një person që kërkonte ndihmë.

Kur kanë arritur të hyjnë brenda, efektivët e policisë kanë gjetur shqiptaren Gabriela Çelaj, të lidhur në të gjitha gjymtyrët, të dhunuar në kokë e trup e të plagosur me thikë në kofshën e majtë. Ajo u transportuar në spital për të marrë ndihëm e parë ndërkohë që arriti të identifikonte autorin, shtetasin palestinez Mohammad Odi, 27 vjeç. Ky i fundit ishte kapur nga policia rreth 6 orë para se të zbulohej shqiptarja.

Ai ishte ndaluar rastësisht si i dyshimtë në kryqëzimin e rrugëve “Sokratous” dhe “Ksouthou” ku i ishte gjetur një thikë e gjatë 23 cm me gjatësi tehu 12 cm dhe ishte arrestuar. Identifikimi i autorit nga shqiptarja është bërë përmes paraqitjes për njohje, pasi nuk e njihte me emër të dyshuarin. Me të kishte rënë në kontakt në orën 02.00 të mëngjesit të së njëjtës ditë dhe kishin rënë dakord të shkonin ne banesën e tij.

Aty është dhunuar më pas nga i dyshuari, i cili e ka lidhur dhe lënë në atë gjendje deri sa u gjet nga policia.

Gabriela Çelaj ka rrëfyer se nuk e njihte 27-vjeçarin dhe se ishte takuar me të ditën e hënë (27 Maj), por sapo ka hyrë në shtëpinë e tij, i riu e ka sulmuar atë, duke e rrahur dhe detyruar të kryejë seks oral kundër dëshirës së saj, Gjithashtu ai ka vazhduar ta dhunojë dhe më pas nuk mban mend asgjë se çfarë ka ndodhur. Kur u zgjua, 34-vjeçarja tregoi se nisi të bërtiste duke kërkuar ndihmë, derisa policia ra në gjurmët e saj.