Shënohet rasti i tretë u një mjeku rus, që hidhet nga dritarja e spitalit pasi është ankuar se mjekët po përballen me presione të padurueshme lidhur me koronavirusin.
Daily Mail shkruan se ngjarja ka ndodhur të shtunën. Mjeku 37-vjeçar Alexander Shulepov, është në gjendje kritike pasi pësoi lëndime në kokë.
Ai dhe kolegu i tij kishin paralajmëruar përmes një videoje, për mungesat e furnizimeve me mjetet e domosdoshme në spitalin e qytetit Voronezh dhe se kishte presion të madh në punë, duke qenë i detyruar të punojë edhe pse ishte i infektuar.
“Mjeku kryesor po na detyron të punojmë, çfarë të bëjmë në këtë situatë? Ne nuk po largohemi nga turni…”– thonin ata.
Më vonë, i shtrirë në shtratin e spitalit, Shulepov bëri një video të dytë për të tërhequr akuzat, por janë ngritur dyshime se ai ishte i detyruar ta bënte këtë.
E të shtunën ai u hodh nga dritarja e spitalit e tanimë ndodhet në gjendje kritike.
Dy mjeke gra në Rusi kanë vdekur para disa ditëve, pasi ishin hedhur nga dritaret e spitaleve pas ankesave për mungesë të ilaçeve dhe pajisjeve.
Shefi i spitalit ku punonte mjeku i lënduar, ka deklaruar se akuzat për mungesë medikamentesh janë të pavërteta.
Megjithatë mjekët besojnë se infektimi i Shulepov vërteton pikërisht mungesën e pajisjeve mbrojtëse.