Ylli francez i Formula 1, Charles Leclerc, vendosi të përdorë makinën e kompanisë për të shkuar në punë.
Ai i hipi makinës së tij Ferrari F1 nga baza e ekipit Maranello nëpër rrugët e qytetit italian deri në bazën e skuderisë italiane.
Heshtja e qetë e mëngjesit në Maranello u thye nga gjëmimi i një makine Ferrari F1, ndërsa Leclerc ecte nëpër rrugët e qytetit me makinën e famshme.
Ecja unike e 22-vjeçarit francez në rrugët e qytetit të lindjes së Ferrarit bëri histori, meqenëse Leclerc u bë shoferi i parë nga epoka moderne Formula 1 që drejtoi një makinë garash nëpër rrugët e qytetit.
Leclerc ndau një video duke drejtuar makinën me titullin: “Mirëmëngjes Maranello! Më vjen keq nëse ju zgjova sot në mëngjes, unë thjesht po shkoja në punë”.