Gjatë 48 orëve të fundit 5 shoferë janë vënë në pranga. Të gjithë ata kanë tentuar që të korruptojnë efektivët e Policisë Rrugore.
Siç duket nga videoja më poshtë, mes të arrestuarve ka edhe shofere femra. Nuk mungon edhe një rast me një shofer që pi alkool brenda në makinë teksa kontrollohet nga policia. Pas verifikimit edhe ai u vu në pranga.
“Lufta kundër kësaj veprimtarie të kundërligjshme do të intensifikohet ndaj shkelësve dhe ndaj punonjësve të Policisë, në çdo rast që ata do të kapen duke kryer korrupsion pasiv. Për të përmbushur këtë qëllim, ftojmë qytetarët dhe mediat që të denoncojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë, me detyrën”, njoftoi policia.