Pas përgjigjes së kryeministrit Edi Rama se në Partinë Socialiste 1 bie dhe 1000 mijë të tjerë ngrihen, Lulzim Basha nuk ka pritur gjatë dhe nëpërmjet një video të publikuar në rrjetet sociale me këngët e Unikkatil në sfond i kërkon kryeministrit të thotë se ku i ka shokët.
“O Rame, ku i ke shokët?
Ku e ke Lalin?
Ku e ke Benin?
Ku e ke Terin?
Ku e ke Lir Beqen?
Po Sajen?
Po Çyrben?”, shkruan Basha.
Më herët kryeministri Rama ka ironizuar Bashën duke thënë se nga frika e zgjimit të tij është futur në listë të mbyllur.