Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook një video ku duken një numër i madh efektivësh policie teksa bëjnë stërvitje.
Rama shkruan se të hënën forcat e Njësisë Speciale në fjalë do të dalin në terren për të zbatuar ligjin anti-KÇK në bashkëpunim me SPAK.
“OFL (Operacioni Forca e Ligjit) është Njësia Speciale që pas 6 muajsh trainimesh të specializuara dhe stërvitjeje me ngarkesë të lartë fizike, del në terren ditën e hënë për të zbatuar në bashkëpunim me SPAK-un, Ligjin Special të sapomiratuar për masat pasurore ndaj personave të dënuar ose akuzuar për krim të organizuar👊”, shkruan Rama.