Aktualitet “Më mori 9 mijë euro përmes mashtrimit në Facebook”, 41-vjeçarja nga Vlora...

“Më mori 9 mijë euro përmes mashtrimit në Facebook”, 41-vjeçarja nga Vlora kallëzohet në Polici

“Më mori 9 mijë Euro gjatë muajve të fundit duke më mashtruar nëpërmjet rrjetit social Facebook.”

Ka qenë ky kallëzimi në Polici i 35-vjeçarit me iniciale A.R. për 41-vjeçaren me iniciale M.G.

Për këtë të fundit janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal.

Njoftimi i Policisë:

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Vlorë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasen M. G., 41 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi ka bërë kallëzim shtetasi A. R., 35 vjeç, banues në fshatin Kropisht, Selenicë, se kjo shtetase i ka marrë 9000 euro, gjatë muajve të fundit, duke e mashtruar nëpërmjet rrjetit social Facebook.