Me lot në sy dhe i rraskapitur nga noti, i rrethuar me bidonë plastikë, një adoleshent i afrohet bregut spanjoll në enklavën e Ceutas.
Pasi kupton që nuk ka shumë mundësi, kur sheh rojet kufitare spanjolle, i riu nis të qajë në mes të detit…
Më pas ai përpiqet të dalë në breg duke kaluar shkëmbinjtë dhe vrapon për të kapërcyer murin që do ta çojë drejt lirisë, por kapet nga ushtarët…
Një skenar që është përsëritur dhe për mijëra të tjerë.
“Me ne ishte një grua që kishte një foshnje njëmuajshe. Ajo notoi bashkë me fëmijën e saj dhe bashkë hymë në Spanjë. E vendosi foshnjën e saj në një objekt plastik dhe kaloi kufirin me not”, thotë Yyasser Al-Shada, emigrant i kthyer në Marok.
Në anën tjetër të kufirit, në Marok, ku furnizohet ëndrra për një jetë më të mirë në Spanjë, dyqanet janë të mbyllura.
“Nuk kam para të paguaj qiranë dhe kështu nuk mund të punoj. Ne shkonim në Ceuta për të blerë dhe shitur por tani… asgjë dhe qyteti ynë ka humbur shumë”, thotë Ahmed Tyall, shitës.
Brenda pak ditësh në enklavën spanjolle në Marok kanë mbërritur 8000 emigrantë, shumë prej tyre fëmijë të pashoqëruar nga të afërm.
Autoritetet spanjolle thonë se 2/3-at e tyre që mbërrijnë aty kthehen mbrapsht. Shumë prej tyre thonë se do të provojnë përsëri të futen brenda territorit.