Aktualitet “Më pagoi 2 mijë euro Cllevio Serbiano”, kush është i riu vlonjat...

“Më pagoi 2 mijë euro Cllevio Serbiano”, kush është i riu vlonjat që dogji ‘Ferrarin’ e Noizy-t

Makina luksoze “Ferrari” e reperit të njohur Noizy është djegur është djegur pak ditë më parë në Durrës. Makina kishte një vlerë prej 300 mijë eurosh. Makina ekspozohej me krenari nga Noizy, madje në fillim ai e ka quajtur dhe “Shakira” makinën luksoze.

Ndërkohë, mësohet se një qytetar nga Vlora i identifikuar si Siar Konti është personi që dogji makinën “Ferrari” të Noizy-t.

Ai është kapur nga kamerat e sigurisë duke ecur i qetë pranë vendit të ngjarjes dhe pas sigurimit të provave të nevojshme, i riu është dorëzuar dhe e ka pranuar autorësinë e zjarrit.

Në foto shihet i riu nga Vlora, teksa shkon drejt vendit të ngjarjes, për të kryer porosinë që i ishte ngarkuar, për të cilën tha se ishte paguar dy mijë euro.

Siç shihet nga pamjet, i riu është veshur me xhup dhe ecën në rrugë, ndërsa është kapur ‘mat’ nga kamerat e sigurisë.

Në dëshminë e tij, vlonjati ka deklaruar se është paguar 2000 euro nga Cllevio Serbiano me të cilin Noizy ka patur konflikte.

Pas dëshmisë, këngëtari nga Lushnja Cllevio Serbiano që emrin e vërtetë e ka Kleviol Ahmetaj, ka deklaruar për policinë se nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje dhe se problemet me Noizyn i ka sheshuar kohë parë.

Pavarësisht dëshmisë, Cllevio rrezikon burgun për të disatën herë nëse do të verifikohet se porosia është bërë pikërisht nga ai.

Një ditë më parë, Noizy është shfaqur i qeshur pranë kryeministrit Edi Rama në “Air Albania” për miqësoren mes Partizanit dhe Romës.