Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kosovë dy net më parë, kur ndodhi edhe vrasja e Liridona Murselit.
Përveç bashkëshortit të viktimës, Naim Murselit, në pranga ka përfunduar dhe bashkëpunëtori i tij në vrasje.
Bëhet fjalë për Granit Plavës, i cili ka pranuar gjithçka para Policisë së Kosovës.
“U pagova nga Naimi për të kryer vrasjen. Më pagoi 30 mijë euro”, ka rrëfyer ai.
Naim Murseli dhe Granit Plava janë bashkëfshatarë me njëri-tjetrin.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 nëntor. Nga dëshmia e Naim Murselit, dy grabitës kishin dalë përpara dhe e qëlluan për vdekje bashkëshorten e tij, por vetë ai dhe dy fëmijët e çiftit shpëtuan.