Aktualitet Me pistoletë dhe municion luftarak në makinë, në pranga shoferi dhe pasagjeri

Me pistoletë dhe municion luftarak në makinë, në pranga shoferi dhe pasagjeri

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Stike 3” janë arrestuar në flagrancë 27-vjeçari me iniciale J.G. dhe 45-vjeçari me iniciale E.A., të cilët lëviznin me pistoletë në automjet.

Pas marrjes së informacionit se 2 persona po lëviznin të armatosur në rrugën “Murat Tërbaçi” të Vlorës, shërbimet e policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues 27-vjeçarin me iniciale J. G. dhe pasagjer 45-vjeçarin me iniciale E. A., ku gjatë kontrollit gjetën një pistoletë dhe municion luftarak.

Arma e zjarrit dhe municioni luftarak, së bashku me automjetin dhe 2 celularë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.