Britney Spears ka folur për gëzimin që po përjeton edhe për gjërat e vogla që tani është e gatshme të bëjë dhe provojë që kur fitoi lirinë nga mbikëqyrja 13-vjeçare. Të premten e kaluar, një gjyqtare i dha fund kujdestarisë ligjore që kishte kontrolluar shumë aspekte të jetës së saj që nga viti 2008.
Në një video në Instagram, ylli i popit la të kuptohet gjithashtu se do të bëjë një intervistë me Oprah Winfrey dhe falënderoi fansat e saj që “i shpëtuan jetën”.
“Kam 13 vjet që jam në mbikëqyrje. Është një kohë shumë e gjatë për të qenë në një situatë në të cilën nuk dëshiron të jesh. Unë jam thjesht mirënjohës sinqerisht për çdo ditë, të kem çelësat e makinës sime dhe të jem në gjendje të jem e pavarur dhe të ndihem si grua, të kem një kartë banke, duke parë para për herë të parë pas shumë kohësh. Janë gjërat e vogla për ne femrat, por kjo bën një ndryshim të madh”, tha ylli i popit.
39-vjeçarja tha në video se nuk donte të dukej si viktimë, por më shumë si një avokate “për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe realisht të sëmurë”.
“Unë jam një grua e fortë, kështu që mund ta imagjinoni se çfarë sistemi u ka bërë këtyre njerëzve. Shpresoj që historia ime të ketë një impakt dhe të bëjë ndryshime në sistemin e korruptuar”, tha Britney në video.
Ajo e regjistroi video në të njëjtin vend, në kopshtin kur ka realizuar dhe shume foto dhe video të hedhura në rrjetet sociale në të kaluarën, atëherë kur nuk fliste për të ardhmen e saj.