Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero ka treguar arsyet që çuan në arritjen e një numri rekord rastesh me koronavirus në vend.
Sipas Piperos për këtë situatë ndikoi: lehtësimi i masave dhe mosrespektimi nga qytetarët, grumbullimet publike, infektimi i bluzave të bardha, por edhe rritja e numrit të testimeve.
Megjithatë mjeku thekson se për t’u shqetësuar është fakti se është rritur numri i pacientëve që shtrohen në spital.
“Ka disa arsye po ti rreshtonin do të thosha, e para është heqja e masave kufizues, u liruan të gjitha masat. Besoj janë afërsisht 2 javë dhe me lehtësimin e masave ne prisnim një numër të shtuar rastesh se është e natyrshme. Besoj se nuk e justifikon vetëm lirimi, natyrisht duhej të shoqërohej…nuk do të thotë të mos kemi kujdes. Virusi qarkullon, dhe janë disa masa që duheshin vazhduar nga qytetarët.
Një arsye e dytë janë grumbullimet e njerëzve që koincidoi edhe me protesta.
Së treti vazhdon ende gjurmimi i rasteve të kontaktit dhe kësisoj është shtuar numri i tamponëve. Po ti referohemi përqindjes së pozitiviteti është 10%.
Një arsye tjetër është edhe numri i shtuar i rasteve pozitive midis bluzave të bardha dhe pacientëve jashtë spitalit i Infektiv.
Kjo ka bërë që numri i rasteve të shtohet, por nuk na shqetësojnë rastet pozitive, do të ketë. Më shqetëson numri i shtuar i rasteve të shtruar në spital. Midis tyre një pjesë rastesh të rënda. Është një situatë që duhet analizuar. Besoj se thelbi i gjithë këtyre gjërave është mosrespektimi i të gjitha masave”, tha Pipero në studion e Abc News.