Mesatarisht, 12 nga çdo 1000 shtatzëni sot në të gjithë botën janë binjake. Shifrat janë më të lartat që janë parë ndër dekada, dhe ka shumë të ngjarë që të jenë më të lartat ndonjëherë.
Por, pavarësisht gëzimit që sjellin lindjet e shumta në familje, jo të gjithë faktorët që ndikojnë në shtimin e lindjes së binjakëve, janë një arsye për të festuar. Studiuesit nga Universiteti Radboud në Holandë, Universiteti i Oksfordit në Britani dhe Instituti Francez për Studime Demografike, analizuan bankat e të dhënave demografike të 165 vendeve midis viteve 2010-2015, duke llogaritur numrin e shtatzënive me binjakë.
Krahasuar me rekorde të ngjashme të mbledhura në fillim të viteve 1980, duket se sot po lindin binjakë 30 për qind më shumë se më parë, nga 9.1 për 1.000 lindje, në 12 binjakë për çdo 1.000 lindje. Po si shpjegohet kjo rritje kaq e madhe?
Kjo është kryesisht një përzierje e dy faktorëve. Njëra është fakti që më shumë prindër që po përdorin teknologjitë riprodhuese të asistuara nga mjekësia, si fekondimi in-vitro. Këto procedura kanë tentuar që të maksimizojnë shanset e një lindje të suksesshme duke fekonduar dhe implantuar embrione të shumta, gjë që mbart një incidencë më të lartë të lindjeve të shumëfishta.
Fatmirësisht kjo është një prirje që duket se po bie viti pas viti, pasi përparimet mjekësore po përmirësojnë gradualisht shkallët e suksesit, në një mënyrë që vetëm një embrion mjafton për t’u implantuar në çdo cikël.
Faktori i dytë është fakti që prindërit e ardhshëm po e shtyjnë shumë më vonë ndërtimin e familjeve të tyre, që gjë gjithashtu ka të ngjarë të jetë një kontribues i madh në nivelet më të larta të binjakëve.
Një studim i ngjashëm i kryer në SHBA disa vjet më parë zbuloi se përtej moshës 35 vjeçe, gratë e bardha kishin 3 herë më shumë gjasa të kishin binjakë “vëllezër” jo identikë. Për gratë me ngjyrë kjo ishte 4 herë.