Në periudhën korrik-shtator, në Shqipëri lindën 7,404 foshnje, ndërsa 6,037 individë humbën jetën. Shifrat flasin për një shtesë natyrore pozitive të popullsisë, me 1,367 persona.
Por, gjatë periudhës në fjalë vetëm gjysma e qarqeve kanë njohur rritje.
Vlera më e lartë e shtesës natyrore regjistrohet në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 1,085 numrin e vdekjeve, dhe e fundit renditet Lezhë me diferencë pozitive me 45 lindje.
Në krahun tjetër, në 6 qarqet ku vdekjet tejkalojnë numrin e lindjeve, Vlora e Shkodra kryesojnë renditjen, duke lënë në fund Fierin me shtesë negative minimale.
Treguesit demografikë janë futur në rrjedhë normale që pas shfaqjes së pandemisë në muajin mars 2020, ku Shqipëria përjetoi një valë vdekjesh, të cilat sollën normë negative në shtesën e popullsisë.
Me projeksionet e INSTAT, popullsia e Shqipërisë në vitin 2031, do të jetë 2,746.000 banorë. Ky numër është rreth 36 mijë banorë më pak krahasuar me numrin e popullsisë në Projeksionet e popullsisë në vitin 2011.