Aishe Haklaj, motra e madhe e familjes Haklaj erdhi nga Suedia për t’u paraqitur në SPAK ku u pyet për shumë orë nga prokurorët e Posaçëm lidhur me denoncimin që ka bërë në SPAK në korrik të 2021-shit, ku akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha për vrasjen e 4 vëllezërve të saj, Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj.
Në një deklaratë për mediat pas dëshmisë në Prokurori që zgjati rreth 10 orë, zonja Haklaj tha se nuk është në dijeni nëse në pyetje do të merren dhe pjesëtarët e familjes.
“Besimi ynë është te SPAK. Nuk mund të them më shumë. Ndoshta në vijimësi avokati do u japë sqarime. Respekt pa fund për mediat. Keni qenë pushteti i vetëm që kemi besuar. Nuk e di a do pyeten pjesëtarë të tjerë të familjes”, tha ajo.