Teksa Atlantis, një kontinent kaq i përfolur prej dekadash, besohet se është “gëlltitur” nga oqeani, një tjetër kontinent i humbur është zbuluar.
Bëhet fjalë për Argoland, një kontinent 155 milion vjeçar që dikur kishte thuajse të njëjtën sipërfaqe me Shtetet e Bashkuara. Tashmë janë mundur të zbulohen vetëm disa ‘copa’ të saj në Oqeanin Indian dhe Azinë Juglindore.
Sipas gjeologëve gjetja e Argoland ishte mjaft sfiduese.
Argoland besohet se është shkëputur nga Australia gjatë periudhës së vonë të historisë njerëzore e përgjatë mijëvjeçarëve kontinenti u zhvendos drejt Azisë Juglindore duke u zhdukur përfundimisht.
Prej kohësh, studiuesit kanë qenë thuajse të sigurt për ekzistencën e këtij kontinenti, por gjetja e një pjese tokë u bë mision shumë i vështirë. Por më në fund, u pikasën thërrime shkëmbore të tokës së humbur në fundin e oqeanit dhe po ashtu të shpërndara në disa ishuj të vegjël.
Studiuesit thonë se kontinenti i dikurshëm përbëhej nga xhungla të gjelbra si ato të Indonezisë. Ata shtojnë se kontinenti u shkatërrua duke u copëtuar e zhytur në det.
Kontinente të tjera të humbura iu nënshtruan proceseve të ngjashme, duke përfshirë Zelandinë, një masë e zhytur pranë Australisë, e që dikur ndodhej në Detin Mesdhe.
Mënyra si janë zhdukur këto kontinente është jetike për të kuptuar procesin e evolucionit, biodiversitetit apo formimit të maleve.