Qeveria gjermane do të përforcojë kontrollin e saj mbi investimet joeuropiane në sektorët strategjikë, në çastin që Kina po paraqet një shumë interes për industritë kryesore të ekonomisë së parë të Europës.
I shqyrtuar në Këshillin e Ministrave, ky projektligj duhet të mundësojë që të ulë në 10% të kapitalit, kundrejt 25% që është aktualisht, nivelin që i mundëson Berlinit të bllokojë blerjet e huaja në disa sipërmarrje.
Ky projekt shumë delikat, në një Gjermani që vetë është shumë e interesuar drejt eksporteve dhe që kërkon të investojë shumë jashtë vendit, do të detajohet sot në mesditë nga ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier (CDU).
Megjithatë, ministria nuk ka cituar asnjë vend në veçanti, duke u shprehur se “kërkon që të verifikohen më me kujdes investimet në sipërmarrjet e lidhura me mbrojtjen, infrastrukturat e rëndësishme apo disa teknologji të tjera të lidhura me sigurinë civile, si siguria informatike, duke marrë parasysh se interesat legjitime të Gjermanisë në çështje të sigurisë janë prekur”.