Politika “Me taka i bëre dy binjakët”, “PD mban era qen”, batutat mes...

“Me taka i bëre dy binjakët”, “PD mban era qen”, batutat mes Ramës, Bashës dhe Tabakut

Kryeministri Edi Rama nga Kuvendi është ngritur dhe ka marrë fjalën në këto orë të vona të mbrëmjes së të enjtes menjëherë pas fjalës së kryedemokratit Basha.

Ai është shprehur se PD është një parti që është ngritur në ditë të bukura por ju e keni kthyer dhe i vjen era qepë.

Ndërsa nga ana tjetër ai u drejtua duke u thënë se PD ka një problem për të bukurën.

Ai tha se ata merren deri tek atletet e tij dhe se u kërkoi që dha ata të veshi atlete dhe mos ti veshin fshehurazi, Por kanë qenë deputetit të grupit të PD-së që kanë reaguar duke u shprehur se ishte ora 12 e natës.

Por Rama nuk është ndalur dhe më tej në fjalën e tij është shprehur se dhe zonjat e Kuvendit veshin atlete kur janë shtatzëna dhe sjellin në jetë fëmijët. Por ka qenë deputetja e PD-së Jorida Tanaku që i është kundërpërgjigjur, sepse vetëm disa muaj më parë është bërë nënë.

Nga ana e tij Rama i tha se nuk i kishte përmendur emër dhe se nuk po ofendonte njeri.

Pjesë nga debati

Rama: Çfarë kemi me atlete po çfarë keni me atletet? Urdhëro?

Albana Vokshi: Nuk do rrime këtu ora 12 e natës?

Rama: S’po nigjoj, s’po nigjoj çfarë po thoni. Tani të kaloj tek pjesa tjetër. Tani iu lutem atletet mos i vishni fshehurazi. S’keni pse nuk mbani atlete pse nuk mbaj unë. Mos i shani atlete visheni atlete. Këtu janë gjiithë këta zonja mbeten shatzanë bëjnë fëmijë, me atletet i bëjnë, pse i bëjnë me taka. Me taka i bëre dy binjakë që të të rrojnë sa malet? Me atlete i bëre me çfarë do ti bëje.

Tabaku: Çfarë po thua…

Rama: Më duket se mu drejtove pa tu drejtova, dhe me fole pa të folur.

Tabaku: Absolutisht…

***

Edi Rama: Me atë tavanin e zyrës ça pate? Mezi e gjeta në vilat pas Akademisë së Arteve. Iu luta atij, ma solli. Ishte pasuri kulturore. Të lutem mos ma hap muhabetin e bashkisë se fillon e nuk mbaron kurrë, të lutem! PD duket sikur mban era qen, megjithëse nuk mban era qen, po keni dicka që ju lidh me shëmtinë.

Lulzim Basha: E mbani mend atë gropën që unë e mbusha në mes të Tiranës, gropa e Hajdin Sejdisë i thonin. Qelbej e gjithë Tirana, por jo aq sa zyra jote, thonin që ishte jashtëqitja e breshkave. A s’paska qenë ajo? Unë nuk të kam përmendur ndonjëherë akuzat për higjienën personale, pavarësisht të gjithave. ti nuk mund t’i thuash opozitës të vendit tënd se ngjan me pisllëkun.