Ish-zv.kancelari i Gjermanisë Sigmar Gabriel thotë në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se me zgjedhjet e afërta gjermane në lojë është uniteti i Europës. Një unitet që nuk vendos përballë Lindjen me Perëndimin vetëm.
“Përveç konflikteve mes Europës Perëndimore dhe Lindore, që po acarohen prej vitesh, një konflikt i vjetër kërcënon të shpërthejë sërish: ai mes vendeve anëtare të pasura dhe të varfra në zonën e euros. Marrëveshja e dakordësuar e ringritjes europiane si një vëllim i përbashkët investimi pas pandemisë ishte edhe ashtu e vështirë për t’u dakordësuar dhe zbatuar. Do të jetë edhe më e vështirë të vijohet me të, çka është imperative në dritën e tensioneve dramatike ekonomike në Europë”, është shprehur Gabriel.
Aleat dhe rival i kancelares Angela Merkel, Gabriel ka përcjellë vlerësime maksimale për të duke deklaruar se ajo diti ta mbante Gjermaninë në një kurs të qartë në një kohë të turbullt.
“Gjermania ka qenë me shumë fat që pati një grua si kancelare që ka mbajtur një kurs shumë të qartë dhe të qetë”.