Nga Aurenc Bebja*, Francë
“Paris-Midi” ka botuar, të dielën e 16 marsit 1919, në ballinë, një shkrim në lidhje me emërimin, 100 vite më parë, të Luigj Bumçit dhe Gjergj Fishtës në delegacionin shqiptar që përfaqësonte kombin tonë në Konferencën e Paqes në Paris, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Myslimanët dhe të krishterët janë dakord në Shqipëri
Delegacioni shqiptar në Konferencën e Paqes është rritur me dy anëtarë të rinj. Ata janë Imzot (Luigj) Bumçi, peshkop i Lezhës dhe anëtar i Qeverisë së Përkohshme, dhe Ati Gergj Fishta, françeskan i Shkodrës dhe poet i madh kombëtar shqiptar.
Këta dy delegatë të rinj, që gjatë audiencës së Papës, në Romë, morën miratimin e Atit të Shenjtë, afirmojnë në këtë Konferencë bashkimin e ngushtë të krishterëve në Shqipëri me myslimanët në lidhje me kërkesat e tyre kombëtare.
* Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania