Erdogan dhe Mitsotakis drekuan së bashku për dy orë në Stamboll, një takim që kryeministri grek e dëshiroi dhe e realizoi në kuadër të një pranie në metropolin turk, me shkak një kremtim ortodoks në Patriarkanën e Stambollit.
Media greke i ka bërë jehonë këtij takimi, pasi dy vendet me përplasje të mëdha për të drejtat territoriale në det, nuk duan që përjetojnë atë që ndodh mes Rusisë dhe Ukrainës.
Media e Athinës shkruan se të dy burrat janë takuar në një atmosferë të relaksuar, e cila u dallua edhe nga veshja e tyre pasi asnjëri prej tyre nuk mbante kravatë.
Më pas presidenti turk u pajtua me vërejtjen e kryeministrit grek se do të kenë shumë për të diskutuar me atë që po ndodh në rajon, duke thënë se do të diskutojnë gjithçka.
Mesazhi i Mitsotakis, sipas medias greke, ka qenë si se rajoni nuk mund të jetë burim i dytë i paqëndrueshmërisë gjeopolitike, ndaj duhet të ulë tonet.
Për Athinën zyrtare, duhet të ketë një kanal komunikimi dhe pavarësisht mosmarrëveshjeve, Greqia dhe Turqia duhet të bisedojnë, sidomos në një mjedis krejtësisht të ri gjeopolitik.