Disa media rajonale i kanë bërë jehonë paralajmërimit të kryeministrit Rama për të hequr kufijtë me Malin e Zi, Maqedoninë dhe Greqinë, ngjashëm siç pritet të ndodhë dhe me Kosovën, pas unifikimit të pikave doganore, ndodhur kjo pak ditë më më parë.
“Së shpejti, besoj në pranverë, kufiri midis Shqipërisë dhe Kosovës do të jetë sipas kritereve të Marrëveshjes së Shengenit. Kufijtë e hapur me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Greqinë do jënë në të ardhmen e afërt…”, tha Rama në urimin e fundvitit, cituar nga mediat.
Para kësaj, shefi iqeverisë kosovare, Ramush Haradinaj, deklaroi se “që tani e tutje, kufiri i Kosovës me Shqipërinë nuk ekziston. Ne do të kemi vetëm një stacion të përbashkët. Puna do të vazhdojë dhe në muajin mars ku do të hyjmë në fazën e dytë të eliminimit të plotë të kufirit midis Kosovës dhe Shqipërisë, bazuar në parimet e Shengenit“.