Mediat britanike hedhin hije dyshimi mbi vrasjen e Flamur Beqirit me origjinë nga Kosova por me nënshtetësi suedeze. Ngjarja ndodhi në prag të Krishtlindjes në Londër. Beqiri, i cili ushtronte aktivitetin si menaxher i disa artistëve, kishte emigruar në Angli nga Suedia pasi ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për disa krime.
Raportohet se ai kishte marrë kërcënime me jetë. Më 25 Dhjetor të vitit të shkuar, Flamur Beqiri, 36-vjeçar, ishte duke u kthyer në shtëpi me bashkëshorten dhe djalin e tyre, kur u qëllua me 5 plumba një prej të cilëve në kokë. Beqiri dyshohej nga autoritetet suedeze si kreu i një organizate të fuqishme të trafikut të narkotikëve, aq sa për të qënë në listën e më të kërkuarëve në këtë shtet. Në njëfarë mënyre, ai arriti të shkonte në Angli dhe të ndërtonte një jetë të re mes luksit.
Tashmë mediat britanike ngrenë pyetjet se përse Ministria e Brendshme e ka lejuar këtë të person me lidhje të njohura për trafik droge dhe krim të organizuar, të transferohet në Mbretërinë e Bashkuar, edhe pse shtetasit suedez, si shtetas të BE-së, lejohen të punojnë këtu pa vizë? Si menduan autoritetet që ai kishte krijuar paratë për të financuar stilin e jetës së tij dhe t’i lejonte të blinte një shtëpi prej 1.8 milionë Paundësh në një lagje të pasur të Londrës.
Pse u lejua ai dhe bashkëpunëtorët e tij të krijonin një sërë biznesesh të errëta në Mbretërinë e Bashkuar, përmes të cilave kanë lëvizur shuma të mëdha parash? Sipas të përditshmes ‘Daily Mail’, të gjitha përgjigjet mund të gjenden në mesin e viteve 2000, kohë kur Beqiri jetonte në qytetin e lindjes në Malmo të Suedisë.