Një çifti iu kërkua 500 euro tarifë nga lokali në Mikonos për të parë perëndimin e diellit
Një skandal e cilësojnë mediat greke ngjarjen më të fundit të ndodhur në ishullin e Mikonos.
Ngjarja ka protagonistë një çift turistësh amerikanë. Ata janë ulur pranë një bari në zonë e quajtur ‘Venecia e Vogël’ në ishullin e Mikonos për të shijuar perëndimin e diellit nën shoqërinë e një pije, por janë habitur kur kamarieri i ka kërkuar 500 euro.
Sapo janë ulur dhe kanë tentuar të porosisim diçka për të pirë kamarieri i ka informuar që konsumi minimal në një kafe-bar të njohur në Venecia e Vogël është 500 euro.
Ngjarja bëhet e ditur nga banori i Mykonos, Dimitris Koutsoukos, në një postim në Facebook.
“Dy miqtë e mi nga San Françisko kanë ardhur në Mykonos, që nuk janë aspak të varfër dhe as pinjollë. Dje donin të shkonin diku për një pije dhe të shikonin perëndimin e diellit. Ata u ulën në një nga lokalet, pak para perëndimit të diellit. Kamerieri shkoi për të marrë porosinë dhe u tha se është 500 euro konsumi minimal për tavolinë. U ngritën dhe u larguan. Sot pyeta dikë që e njeh dhe më tha që jo të gjitha dyqanet atje kanë një konsum minimal të pijeve… Pra duam vetëm turistë shumë të pasur në Mykonos? Ne kemi ikur shumë në këtë ishull”, shkroi ai.
Mediat greke shkruajnë se ky rast dhe jo vetëm po njollos turizmin në Greqi, pasi turistët në Mykonos nuk janë të gjithë oligarkë, sheikë arabë apo multimilionerë. Shumica dërrmuese janë njerëz normalë, padyshim të pasur, por jo të gatshëm të zbrazin portofolin e tyre për ndonjë pronar abuzues taverne apo lokali.
Vetëm disa javë më parë bujë rasti i dy turisteve amerikane, nënë e bijë, të cilat kishin porositur dy kokteje dhe këmbë gaforre dhe u tronditën kur fatura i erdhi mbi 600 euro dhe 65 euro i ishin vënë për bakshish pa dijeninë e tyre.