Mesfushori i Kombëtares Shqiptare që luan te skuadra e PAOK, Ergys Kaçe ka qenë shpesh herë në qendër të vëmendjes së mediave greke, si për paraqitjet e mira që ka treguar në fushë ashtu edhe për probleme që ka krijuar. Një futbollist rebel që është huazuar shpesh herë nga klubi grek.
Gjithsesi PAOK-u është lodhur me Kaçen dhe temperamentin e tij dhe për këtë arsye ka vendosur që ta shesë. Interesimi ka ardhur brenda kampionatit helen, ku skuadra e Panathinaikosit është gati që të marrë futbollistin dhe bisedimet për një transferim të tillë kanë nisur prej kohësh. Por, sipas mediave greke një transferim i tillë tani mund të konsiderohet fakt i kryer dhe në ditët në vijim do të firmoset edhe kontrata zyrtare.