Bota Medvedev: Jemi në prag të një lufte të re botërore

Medvedev: Jemi në prag të një lufte të re botërore

Medvedev dhe Putin

Aleati më i ngushtë i Vladimir Putin paralajmëroi se bota është me shumë gjasa në prag të një lufte të re botërore, duke shtuar se rreziku i një përballjeje bërthamore ishte në rritje. Por, sipas tij, asnjë prej këtyre skenarëve nuk është i pashmangshëm.

“Bota është e sëmurë dhe me shumë mundësi është në prag të një lufte të re botërore”, tha ish-presidenti rus në një konferencë për sigurinë në Moskë.

Medvedev, i cili pas rokadave të pushtetit me Putinin mban postin e zëvendësdrejtuesit të Këshillit të Sigurisë në Rusi, bën shpesh deklarata bombastike dhe kërcënuese, ku parashikon fund tragjik për “armiqtë e Rusisë”.

Tonet e tij janë ashpërsuar që prej nisjes së luftës në Ukrainë, të cilën Medvedev e mbështet pa kushte.