Sipas ‘Daily Mail’, presidenti John Elkann dhe drejtuesit e tjerë të Ferrarit po mendojnë për Lewis Hamilton, 7 herë kampionin e botës, që është në fund kontrate me Mercedesin. Opsioni i parë është për të qenë dyshe me Charles Leclerc, por ka edhe një mundësi shkëmbimi me francezin.
Nga Anglia vjen lajmi se Ferrari ka gati një kontratë prej 40 milionë stërlinash për të firmosur me Lewis Hamilton. ‘Daily Mail’ shpjegon se piloti anglez është në planet e presidentit John Elkann. Ideja është për t’i ofruar Hamiltonit mundësinë për kaluar Michael Schumacher, duke u bërë piloti më fitues i të gjitha kohërave.
Skenari është i njohur. Lewis Hamilton i përfundon kontrata me Mercedesin në fund të sezonit dhe deri në momentin e rinovimit, që Toto Wolff javët e fundit e ka quajtur të sigurt, çdo skenar është i mundshëm. Nuk është mister që Ferrari është në një situatë rindërtimi dhe pakënaqësitë e Charles Leclerc lënë terren për zërat e merkatos.
Gjithmonë sipas ‘Daily Mail’, një nga opsionet është pikërisht shkëmbimi i bujshëm mes Ferrarit dhe Mercedesit, që nëse humb Hamiltonin, do të merrte pikërisht francezin. Opsioni më i mundshëm është për të pasur një çift Leklerk-Hemilton, që do të thotë se do të largohet Carlos Sainz.
Hamilton, 38 vjeç, nuk ka shumë mundësi përpara dhe nëse dëshiron titullin e 8-të kampion bote, Ferrari është një mundësi. Red Bull është i sistemuar me Max Verstappen. Nëse Mercedesi rikuperon shpejtësinë, rinovimi i Hamilton qëndron, në të kundërt mund të përqafojë projektin e Ferrarit.