Një mega operacion nga SPAK kundër krimit të organizuar po vijon në disa qytete të Shqipërisë.
SPAK ka urdhëruar ekzekutimin e disa urdhërarreste në Tiranë, Elbasan, Durrës.
Mes të arrestuarve është zëvendësdrejtori i burgut të Bradasheshit, Martin Musaj pasi dyshohet për lidhje me grupet kriminale në Elbasan.
Mes personave që është firmosur urdhërarrest është dhe për Pajtime Fetahun, ish-gjyqtaren e gjykatës së Elbasanit të shkarkuar nga vetingu
Ndërkohë ndaj Pajtimet Fetahut është firmosur masa e sigurisë ‘arrest shtëpie”.
Janë firmosur masa sigurie edhe për dy punonjës policie.
Masë sigurie është firmosur edhe për Hajdar Çopja, i njohur dhe si ‘Dari i Elbasanit’ një personazh i njohur në botën e krimit në Elbasan i cili sipas dëshmisë së të penduarit Nuredin Dumani pranoi ti jepte 1 milion e gjysëm euro vetëm t’i jepte provën që mundet ta vriste Erjon Alibej, rivali i tij.
SPAK ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me këtë operacion.