Konfirmohet masa “arrest në burg” e dhënë në mungesë për Enver Divën, Besian Xhixhën, Gjergj Cukalin dhe Albert Zajën, në kuadër të megaoperacionit të SPAK-ut. Në orën 14:00, pritet edhe masa për Shullazin.
Ndërkohë, të shtunën në burg u lanë Naim Stafuka, Armando Ndreca, Robert Laçi, Viktor Imeraj, Satilno Basho, Deivis Bajramaj, Drianto Bardhi dhe Miri Bruli.
Mbi 4,5 milionë euro pasuri janë sekuestruar nga megaoperacioni i SPAK në kuadër të 4 procedimeve penale ku janë evidentuar kryerja e veprave penale të rënda nga 7 grupe të strukturuara kriminale me fuqi të konsiderueshme dhe me shtrirje gjeografike të aktivitetit të tyre kriminal në disa nga qytetet kryesore të vendit.
SPAK ka nxjerrë 50 urdhër-arreste, nga të cilat janë ekzekutuar 14 në Shqipëri, ndërsa 6 janë ekzekutuar jashtë vendit.