Disa detaje të reja kanë dalë në lidhje me çiftin Meghan dhe Harry në gjyqin kundër Daily Mail.
Meghan akuzon familjen mbretërore, sepse sipas saj nuk janë kujdesur për shëndetin e saj mendor kur ishte shtatzënë.
Në gjyqin kundër tabloidit Daily Mail të dielën Dukeshka tha se ajo ishte e detyruar të mos i përgjigjej tabloideve. “Martesa ime me Harry i ka sjell vendit përfitime në sektorin e turizmit që shkojnë në miliarda paund, ndaj nuk i detyrohem taksapaguesve asgjë”.
Ajo është ndjerë veçanërisht e shqetësuar nga lajmet ndaj saj në periudhën gjatë shtatzënisë dhe thekson se nuk ka gjetur asnjë mbështetje nga familja mbretërore për t’u ndjerë më e qetë.
Këtë gjë e kanë deklaruar edhe miqtë e saj, të cilët theksojnë se nuk e kishin parë kurrë më parë Meghan në atë gjendje. “Nuk e kishim parë kurrë atë në atë gjendje, dhe me të drejtë ishim shqetësuar, sidomos sepse Meghan ishte shtatzënë. Familja mbretërore nuk e mbrojti atë dhe për më tepër ajo ishte e ndaluar të mbrohej”.
Meghan gjithashtu theksoi me bindje se shpenzimet e dasmës nuk i kanë kushtuar asgjë taksapaguesve, por familjes mbretërore. Ish-dukesha hodhi poshtë të gjitha akuzat, por drejtësia ende nuk ka një vendim përfundimtar.