Bota Meka e boshatisur, besimtarët falen për Bajram në shtëpitë e tyre

Meka e boshatisur, besimtarët falen për Bajram në shtëpitë e tyre

Sikundër çdo event tjetër, edhe falja për Festën e Bajramit këtë vit është zhvilluar ndryshe.

Xhamia e Madhe e Arabisë Saudite në Mekë ishte pothuajse e zbrazët gjatë faljes vjetore të kësaj të diele, pasi autoritetet ndaluan tubimet publike si një masë parandaluese ndaj përhapjes së koronavirusit.

Një numër i vogël i besimtarëve morën pjesë në falje për të shënuar festën e Fitër Bajramit, çka shënon edhe fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Zyrtarët Sauditë të premten bënë me dije se xhamitë do të mbeten të mbyllura dhe iu kërkuan myslimanëve që faljen ta kryejnë në shtëpi.

Në shumë shtete të botës faljet në sheshe të mëdha u anuluan, por kjo nuk e ndali besimin e atyre njerëzve që ishin përgatitur për të festuar këtë ditë.