“Marrëdhënia ime me Andrea Giambrunon, e cila zgjati pothuajse dhjetë vjet, përfundon këtu”, kështu shkruan në profilin e saj në Facebook kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.
Bashkangjitur tekstit, kryeministrja italiane ka ndarë një foto me babain e vajzës së saj dhe me Ginevrën 7 vjeçe.
“E falenderoj për të gjithë vitet e mrekullueshme dhe për vështirësitë që kaluam së bashku dhe që më dha gjënë më të rëndësishme në jetën time që është vajza jonë, Ginerva. Rrugët tona kanë ndryshuar dhe ka ardhur koha që ta pranojmë këtë. Do të mbroj atë që ishim dhe miqësinë tonë dhe do të mbroj një vajzë 7-vjeçare që e don nënën dhe babanë e saj. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë në lidhje me këtë.”
Meloni e mbyll me një fjali mjaft thumbuese postimin në Facebook.
“Ps. të gjithë ata që shpresonin të më dobësonin duke më goditur në shtëpi, duhet ta dinë se sado që pika të shpresojë të gërmojë gurin, guri mbetet gur dhe pika është vetëm ujë.”
La mia relazione con Andrea Giambruno, durata quasi dieci anni, finisce qui. Lo ringrazio per gli anni splendidi che abbiamo trascorso insieme, per le difficoltà che abbiamo attraversato, e per avermi regalato la cosa più importante della mia vita, che è nostra figlia Ginevra.… pic.twitter.com/1IpvfN8MgA
— Giorgia Meloni (@GiorgiaMeloni) October 20, 2023
Mesazhi, i publikuar edhe në llogaritë e tjera sociale të Melonit, vjen pas videove jashtë transmetimit të emisionit të njohur Striscia la Notizia, të cilat përmbajnë deklarata seksiste dhe seksuale të bëra nga Giambruno në emisionin e tij Diario del giorno, të transmetuar në Rete 4.
Muajt e fundit, që kur liderja e “Vëllezërit e Italisë” u emërua kryeministre, Giambruno ka qenë protagonist i gafave të tjera.