Aktualitet Memaliotët që janë diplomuar përgjatë sistemit të kaluar dhe në demokraci

Memaliotët që janë diplomuar përgjatë sistemit të kaluar dhe në demokraci

Qendra e qytetit Memaliaj, e vitit 1972

Si në çdo trevë të Shqipërisë edhe qyteti i Memaliajt, midis mijëra nxënësve që kanë studiuar nëpër bankat e shkollave të saj, ka nxjerrë me qindra bijë të saj intelektualë,të cilët kanë dhënë kontributin e tyre për dekada të tëra, në fusha të ndryshme të jetës, jo vetëm në qytetin dhe rrethin e tyre, por edhe në pjesën më dërrmuese të trevave shqiptare.

Ngaqë qyteti jonë është i ri në moshë dhe është fat që disa prej bashkëqytetarëve tanë, që kanë dhënë kontributin e tyre, që në hapat e para, në fusha të ndryshme për ndërtimin e qytetit, kujtimet e tyre janë shumë të çmuara. Të tilla janë edhe kujtimet e një prej këtyre veteranëve, ato të mësuesit veteran, Thanas Hoda, të cilat m’i dërgoi me anë të një dorëshkrimi të tij, ku dhe më këshillonte për ta çuar më tej vëmendjen që ai më sugjeronte.

Letrën po ia bashkangjis këtij shkrimi, duke e sjellë të plotë e duke shpresuar se do të gjejmë mbështetjen e të gjithëve, për ta përfunduar më të plotë këtë projekt.

I dashur Mondi!

Të kam nisur një letër para disa ditësh, me emrat e mësuesve që kanë punuar në shkollën e Memaliajt. (Këtë listë do e publikojmë në një shkrim tjetër, shënimi im).

Në këtë material janë edhe memaliotët me arsim të lartë, që kanë mbaruar të mesmen në shkollën e Memaliajt. Mund të jenë edhe shumë të tjerë, që nuk i kam të fiksuar. Mendoj të vihen në  adresën e Facebook-ut për t’u plotësuar nga të tjerët, që të dali një evidencë e saktë.

Vepro si ta mendosh vetë.

Të fala e përqafime.

Thanasi

(firma)

15/10/14

Nga shkolla e Memaliaj: Me arsim të lartë

01- Astrit Alite

02- Agron Llaka

03- Artur Hoda

04- Alqi Naqellari

05- Asllan Hyseni

06- Asllan Shena

07- Agim Lika

08- Astrit Shehu

09- Arikli Hila

10- Aleksandra Arapi

11- Aleksandra Done

13- Amali Gjika

14- Bejeko Gucaj

15- Beadar Mustafaraj

16- Behari Lulaj

17- Çerçiz Durmishi

18- Drita Hysaj

19- Dritan Mema

20- Donika Sinani

21- Dallandyshe Kuçi

22- Diana Sinani

23- Ermelinda Done

24- Edmond Kallëmbi

25- Etleva Llaka

26- Engjëllushe Kapllani

27- Fejzi Elmazi

28- Fatmir Meçe

29- Fatbardha Ziflaj

30- Fatbardha Shehu

31- Guri Halili

32- Haxhi Shehu

33- Irakli Liti

34- Islam Braja

35- Islam Qibini

36- Irena Devishi

37- Idriz Sinani

38- Jani Paço

39- Kristofor Liti

40- Kristaq Basho

41- Luljeta Nuraj

42- Lina Kuçi

43- Luan Meta

44- Luan Liçaj

45- Lulo Lulaj

46- Leni Shehu

47- Lica Hila

48- Liri Hasimi

49- Lindita Hysaj

50- Llukan Paradini

51- Mine Gucaj

52- Mimoza Cena

53- Mimoza Papa

54- Misto Muçi

55- Nuro Bodeci

56- Orhan Koçi

57- Pashako Halili

58- Përparim Halili

59- Piro Naqellari

60- Perlat Arapi

61- Petrit Llaka

62- Qirjako Hoda

63- Qako Naqellari

64- Qemal Mateli

65- Qemal Hoxha

66- Thoma Xhori

67- Tomor Xhani

68- Timo Bushi

69- Resmi Hoxha

70- Remzi Kalemi

71- Refat Alite

72- Roza Kallëmbi

73- Robert çome

74- Sokol Halili

75- Shahin Joka

76- Shemsi Gucaj

77- Sheme Lulaj

78- Skënder Kuçi

79- Selman Hodo

80- Syrja Hyseni

81- Sokol Agaraj

82- Vladimir Bushi

83- Vladimir Koçiu

84- Vjollca Malaj

85- Viron Laska

85- Vezir Zhupa

86- Valentina Thanasi

87- Vito Naqellari

88- Violeta Malkaj

89- Xhafer Majko

90- Ylli Tafili

91- Yllka Meçe

92- Ylli Sinani

Lista që ka dërguar mësuesi veteran, Thanas Hoda, duhet plotësuar me emrat e atyre nxënësve memaliotë, që kanë kryer arsim të lartë, deri më vitin 1992, pasi dihet që i kanë filluar studimet, para se të ndërrohej sistemi.

Ndërsa me emrat e atyre që kanë kryer studimet pas këtij viti studentor 1992-93, sidomos pas ardhjes në fuqi të Partisë Demokratike, e cila me në krye Sali Berishën, i vunë kazmën çdo themeli të shtetit shqiptar, gjoja nën çrrënjosjen e komunizmit që tashmë ka vdekur, duhet të jemi më të kujdesshëm, pasi janë të shumta emrat dhe dihet që midis tyre, mund të ketë edhe nga ata që i kanë blerë diplomat. Gjithsesi, ngaqë qëllimi nuk është të bëjmë dallime midis brezave, do i përfshijmë të gjithë, duke i ndarë në kohën e sistemit që ata janë diplomuar.

Shprehem kështu, pasi me ndërrimin e sistemeve, gjithçka u shkatërrua me qëllim, përfshi edhe arsimin! Teoria e “Çekut të Bardhë”, e “Nivelit zero”, bënë që qarqet më reaksionare të lobinjgjeve serbo-greke në Shtetet e Bashkuara, të ndihmuar nga tropojanë serbofolës e ambasadorë, bënë të mundur që në Shqipëri të shkatërrohej baza industriale e bujqësisë, arsimi e shkenca; të digjej “Biblioteka e Kamzës”, më e pasura në Shqipëri ,pas asaj Kombëtare dhe të digjeshin deri tek pianot e “Tetarit të Operas e Baletit”nga turmat gjoja “antikomuniste”, sepse i kishin kënduar regjimit të Enver Hoxhës!

Kjo histori “antikomuniste” e detajuar nga komunisti më ekstrem, Sali Berisha, tamam personazhi që ka parasysh Vaclav Haveli, ku shprehet:  Nuk ka më të ligj e të poshtër, se komunistët e shëndrruar si “antikomunistë”!!!Ata bënë që me kurset (gjashtë mujorëshe) të plepave të Durrësit, të lindnin gjykatësit e prokurorët qesharakë e hajdutë, të cilët u vunë në shërbim të skotës tropojane të Sali Berishës dhe kompani!

Këta myteberë janë edhe sot e kësaj dite anëtarë të KLD (Këshilli i Lartë i Drejtësisë, si punë e një farë Gjin Gjoni, një milionier, ku nga origjina familjare nga Mirdita, ka ndonjë copë shkëmb e disa kokë dhi të zgjebosura.

Do të kemi kohë e rast më vonë të flasim më gjerësisht për këto fakte që i di edhe bufi!

Në fund të shkrimit, do desha ta mbyllja, duke kujtuar secilin që do ketë mundësinë për të na ndihmuar në këtë temë, se na duhen edhe emrat e atyre memaliotëve, që krahas studimeve të larta, kanë mbrojtur edhe doktoratat, në vend dhe shtete të huaja.

Edmond Ismailati

Nju Jork, 30 Maj 2020.