Kur Kiara ishte në “Big Brother VIP”, vëmendje të madhe morën familjarët dhe miqtë e saj mbi reagimet apo deklaratat e tyre. E veçanërisht moderatorja Liesa Haxhiasllani që është mikeshë e Kiarës prej vitesh dhe menaxhonte edhe Instagramin e saj.
E ftuar në “Natën me Aulonën” Liesa pranoi se nuk e priste që Instagrami i Kiarës të merrte atë lloj rritje të menjëhershme. Ajo shtoi se ishte një përgjegjësi e madhe dhe se ka pasur raste kur është penduar që e kishte marrë përsipër.
“Kiara kur mori pjesë në Big Brother tha do futem dhe 2-3 javë do dal, është e sigurt, se unë nuk i përballoj dot sherret, debatet. Thjesht për eksperiencë po futem tha. Askush se priste që do ndodhte e gjithë ajo gjë që ndodhi, u kthye në fenomen bashkë me Luizin dhe ishte përgjegjësi shumë e madhe pjesa e rrjeteve sociale sepse ka patur shumë komente, herë pas here edhe komente negative.
Duhet të ruaja një neutralitet edhe kur bëhej fjalë për banorë të tjerë sepse nuk mund të reagoja në emër të Kiarës. Kujtoj rastin kur ndodhi përplasja me Efin. Pati shumë komente që pse s’po reagon, pse s’po publikon diçka në Instagram-in e Kiarës. Pas 2 ditësh ato u pajtuan. Nëse do ta kisha sharë Efin në Instagram-in e Kiarës, unë do kisha dalë e keqe. Ishe vërtet shumë presion. Ishte hera e parë dhe për mua që duhet të merresha me aq shumë komente. Ka patur momente kur thoja obobo pse e mora unë këtë përgjegjësi”, tha Liesa.