Sport Mendon gjithnjë Gatti, Juventus mund Napolin dhe merr vendin e parë

Mendon gjithnjë Gatti, Juventus mund Napolin dhe merr vendin e parë

Juventusi ka një hero të ri dhe ai është pikërisht Federico Gatti.

Pas 3 pikëshit në sekondat e fundit ndaj Monzës, mbrojtësi iu ka dhuruar një fitore tjetër shokëve dhe ekipit të tij ndaj Napolit, në një ndeshje që përfundoi me rezultatin minimal 1-0 për bardhezinjtë

Ndonëse një përballje vështirë, Juventus doli me tre pikë të cilat tashmë e rikthejnë në krye të renditjes së Serie A, ndonëse përkohësisht.

Napoli nga ana tjetër zhvilloi një takim të mirë në total, por vihet re një rënie e repartit të sulmit, i cili sezonin e fundit shkëlqeu dhe i dha titullin kampion.

Juventus që kryeson Serie A me 36 pikë, teksa Napoli renditet në vend të pestë me 24 pikë.