Horoskopi Meri Shehu paralajmëron: Kjo shenjë horoskopi do i japë fund lidhjes

Meri Shehu paralajmëron: Kjo shenjë horoskopi do i japë fund lidhjes

Dashi

Java fillon me një problem në një bashkëpunim apo marrëdhënie personale. Do ju duhet të ndani mendjen në një raport të vështirë.

Demi

Një plogështi dhe paqartësi energjie që do shoqërohet me çështje të ditës të lodhshme dhe ndonjë problem pune apo mos takim me një person te dashur.

Binjakët

Do i jepni fund përfundimisht një marrëdhënie e cila ju kujtoj se keni mundësi të arrini diku por që ju nuk mundet ta menaxhonit me sukses.

Gaforrja

Do dilni sot nga shtëpia apo ambienti juaj duke kuptuar që keni bërë gabim që keni ndenjur kaq kohë me mendimin se aty ishit të mbrojtur.

Luani

Dita e sotme do ju kujtojë se keni patur një periudhe të vrullshme por jo ajo që duhej në komunikim apo në arritjen e planeve.

Virgjëresha

Ka shumë mundësi të kuptoni pjesën më te dobët të çështjeve tuaja ekonomike dhe të ndjeheni të lodhur pas një periudhe ku u morët shumë me këtë problem

Peshorja

Ditët ku ju u përpoqët të bënit gjithçka për të mbajtur afër një person apo një lidhje po mbarojnë dhe tani e vërteta do ju shpaloset ashtu siç është.

Akrepi

Mjaft vepruat në fshehtësi apo në një mënyrë jo shumë te dukshme dhe të forte për ju. Po vjen momenti te tregoni hapur dhe me forcë preferencat tuaja.

Shigjetari

Bashkëpunëtorët apo miqtë që deri tani ju dhanë disa përkrahje do largohen dhe do kthehen me kërkesa të forta ndaj jush. Përgatituni për një periudhe me përballje.

Bricjapi

Nuk do këtë më çaste të dobëta në mënyrën se si e keni drejtuar apo menaxhuar një pune apo marrëdhënie. Tani do ju kërkohet llogari

Ujori

Me sot mbaron periudha ku ju prisnit ashtu edhe kështu ndonjë lajm në lidhje me karrierën apo çështjet e rëndësishme familjare. Tani do vendosni dominancat tuaja.

Peshqit

Mund te shpenzoni edhe sot kohe për veten tuaj duke lëvizur dhe shpenzuar energji. Se shpejti do futeni nën kontrollin e rreptë të Marsit në Akrep.