Politika Merita Bakiu largohet nga “Aleanca për Ndryshim” dhe shkon në grupin e...

Merita Bakiu largohet nga “Aleanca për Ndryshim” dhe shkon në grupin e Bashës

Deputetja e Partisë Demokratike, Merita Bakiu e rreshtuar krah Lulzim Bashës është larguar nga grupi Parlamentar “Aleanca për Ndryshim” ku bëjnë pjesë deputetët e partive të vogla, aleate të PD.

Tashmë që Basha u rikthye në krye të demokratëve dhe lufta e numrave është tema kryesore, Bakiu do të regjistrohet si deputete e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Në vendin e saj në grupin e aleatëve shkon Petrit Doda, i cili mori mandatin e deputetit pak muaj më parë dhe u regjistrua si i pavarur, duke mos mbështetur asnjë prej grupimeve brenda Partisë Demokratike.