Arabët kanë një plan: të bëhen superfuqia e re e futbollit botëror. Për ta zbatuar atë, ata kanë vendosur në një sistem një sërë investimesh jashtë çdo parametri europian, kjo falë burimeve thuajse të pakufizuar të Fondit të Investimeve Publike (Pif), një fond sovran qeveritar i cili deri në vitin 2025 do të arrijë një portofol prej 900 miliardësh.
Në këtë sesion të merkatos, dy klubet e mëdha nga Riadi, Al-Hilal dhe Al-Nassr, dy mbretëreshat e Jeddah, Al-Ahli dhe Al-Ittihad dhe 14 ekipet e tjera të kampionatit kanë shpenzuar tashmë në total 1 miliard mes lojtarëve, kartonëve dhe rrogave.
Politika e klubeve arabe është të bindë lojtarët më të mirë në planet që të transferohen në Arabinë Saudite, mundësisht afër skadimit të kontratave të tyre, në mënyrë që t’u bëjë atyre oferta të pamundura për t’u refuzuar.
Duke analizuar lëvizjet e merkatos, shihet se në fakt blerja më e shtrenjtë në historinë e kampionatit është ajo e Malcom nga Zeniti në Al-Hilal, i ndjekur nga Ruben Neves (përsëri Al-Hilal) i paguar 55 milionë, Fabinho (46, 7 milionë nga Al-Ittihad) dhe Milinkovic (40 milionë, Al-Hilal).
Nuk ka pasur shpenzime të tjera mbi 40 milionë euro. Ronaldo shkoi tek Al-Nassr me kosto zero, ashtu si Kante dhe Benzema në Al-Ittihad, ndërsa Al-Ahli e bindi City-n të shesë Mahrezin për 35 milionë pak muaj para skadimit të kontratës (2024) mes algjerianit dhe klubit anglez.
Kështu vijmë te pagat, këto po që kanë shifra marramendëse.
Renditja e top 20-shes e sheh Benzemën në krye me 100 milionë në vit, i ndjekur nga Ronaldo me 70 (fenomeni portugez fiton mbi 250 milionë mes pagave dhe sponsorizimeve), Kante me 50, Mane 40, Henderson dhe Fabinho 42, Mahrez 30, Koulibaly dhe Brozovic 25, Milinkovic dhe Firmino 20, Malcom 18, Fofana 15, Ruben Neves dhe Mendy 14, Jota dhe Saint Maximin 12 dhe Telles 8,2. Totali kalon në 1 miliard. Sulmi ndaj Premier League është duke u zhvilluar.