Tratativat mes Ipswich dhe Chelsea nuk u konkretizuan, por Armando Broja kurrsesi nuk mbeti pa ekip, me sulmuesin shqiptar që gjeti strehën e re, Everton.
Në minutat e fundit të merkatos 22-vjecari u prezantua si afrimi më i ri i Everton, skuadër e cila gjatë 3 sezoneve të fundit ka qenë shumë pranë rënies nga kategoria.
Një lëvizje e cila pritet t’iu shërbejë të dyja palëve, sidomos futbollistit që nuk po gjen hapësirë tek blutë e Londrës, por madje as te Fulham.
Marrëveshja mes palëve është arritur për një sezon, ku lojtari do të qëndrojë në formë huazimi, më pas Everton mund ta blejë atë për vlerën e 30 milionë eurove. Në periudhën që futbollisti nuk do të luajë, paga e tij do të jepet nga blutë, më pas është Evertoni që do t’i shlyejë detyrimet.
Jo vetëm Broja, por dhe Nedim Bajrami dhe Taulant Seferi hodhën një hap të rëndësishëm në karrierën e tyre.
Nedim Bajrami është transferuar nga Sassuolo te Rangers në Skoci.
Kjo është një mundësi mjaft e mirë për Bajramin, i cili edhe pse në Serie B nuk ishte një prej të preferuarve të trajnerit. Tashmë, në kampionatin skocez ai do të ketë mundësinë për më shumë minuta.
Tifozët e Rangers kanë shpërthyer menjëherë me komente në X, duke i uruar mirë se ardhjen shqiptarit
Ndërsa Seferi ka firmosur kontratë 3-vjeçare me Bordumspor, ndërsa këta të fundit paguan 1.5 milionë euro për shërbimet e shqiptarit.
Kjo do të jetë aventura e parë për futbollistin 27-vjeçar në Turqi, aty ku shpreson të lërë shenjë. Lojtari i Kombëtares, ishte pjesë e Baniyas në sezonin e fundit, në Emiratet e Bashkuara Arabe, aty ku realizoi 12 gola në 27 ndeshje të zhvilluara.