Adrien Rabiot ka vendosur të qëndrojë tek Juventus të paktën edhe një sezon. Marrëveshja mes bardhezinjve dhe francezit për zgjatjen e kontratës deri më 30 qershor 2024 është vetëm një hap larg.
Pas shumë diskutimesh, Rabiot është bindur të qëndrojë tek Zonja e Vjetër duke refuzuar dhe ofertat nga Premier League ku mes tyre ishte dhe Manchester United që kishte ofruar edhe më shumë se Juvja.
Me Andre Onanën thuajse të larguar, Interi po mendon që tani për zëvendësuesin e tij. Siç raportojnë mediat në Itali, Jann Sommer, që Bayern Munich është i gatshëm ta largojë vetëm në formë huazimi, Keylor Navas, i cili është rikthyer në Paris me një kontratë që skadon në vitin 2024 dhe Hugo Lloris, që do të largohet nga Tottenham pavarësisht se është ende një kontratë vjetore.
Zikaltërit do të marrin afro 50 milionë euro nga shitja e Onanës tek United dhe një pjesë të parave do të shkojnë padyshim për një portier të ri Milani po behet gati për përforcimet e para në merkaton e verës.
Pas Loftus-Cheek, me të cilin ka një marrëveshje në parim, kuqezinjtë janë vënë në ndjekje dhe për Christian Pulisic. Marrëveshja duket shumë afër dhe agjenti i lojtarit do të jetë shpejt në Milano për të përcaktuar detajet finale.
Siç raportohet bëhet fjalë për një kontratë që do ta mbajë të lidhur Pulisic me ngjyrat kuqezi deri ne vitin 2027. Kjo goditje e dyfishtë nga blutë e Londrës mund t’i kushtojë milanistëve rreth 30 apo 35 milionë euro.
Për Loftus-Cheek, milanistët do të shpenzojnë 15 milionë paund, gati 18 milionë euro ndërsa Pulisiç edhe pse nuk ka detaje zyrtare, mund të ketë një shifër e ngjashme, ndoshta dhe pak më të ulët.