Bota Merkel: Duhet të presim ende shumë për vaksinimin e plotë

Merkel: Duhet të presim ende shumë për vaksinimin e plotë

“Edhe pse kemi realizuar shumë gjëra, asnjë mrekulli nuk do të ndodhë”, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel, në një konferencë për shtyp në Berlin, pas samitit me prodhuesit e vaksinave.

”Nëse një person është 50 vjeç dhe është i shëndetshëm, ndoshta do të duhet të presë deri në verë për t’u vaksinuar dhe kjo do të thotë se na duhet të presim ende shumë”, theksoi Merkel.

”Është e mundur që ne do të duhet na vaksinoni për shumë vite të tjera, ashtu si vaksinimi kundër gripit, ku çdo vit duhet të vaksinohemi përsëri kundër një mutacioni të ri”, shtoi ajo.

”Nëse virusi vazhdon të pësojë mutacione, atëherë do të kemi ende probleme. Nëse vjen një variant kundër të cilit vaksina nuk funksionon, duhet të fillojmë nga e para”, përfundoi ajo.