Kryesore Merkel kërkon lehtësimin me kusht të masave kufizuese

Merkel kërkon lehtësimin me kusht të masave kufizuese

Kancelarja Angela Merkel do të drejtojë sot një tjetër video konferencë me 16 kryeministrat e landeve të Gjermanisë, pasi vendimet e këtyre landeve për lehtësimin e kufizimeve të koronavirusit po minojnë përpjekjet e saj për të koordinuar një plan mbarëkombëtar.

Merkel ka pasur kontakte të shpeshta me liderët gjatë gjithë krizës, megjithatë disa lande duan të lejtësojnë masat kufizuese pa miratimin e saj, pasi ndarja federale e pushteteve të vendit i lejon ata të bëjnë këtë.

Në një letër paraprake, qeveria federale thotë se ”kryesisht do t’ua lërë landeve përgjegjësinë për lehtësimin e mëtejshëm të masave kufizuese”.

Megjithatë, Merkel do t’u bëjë presion qeverive të landeve që, në rast se në një qark apo qytet regjistrohen më shumë se 50 raste të reja për 100 000 banorë gjatë një periudhe shtatë ditore, atëherë ai duhet të rivendosë masa më të ashpra.

Më shumë se 164 800 raste të infeksionit janë regjistruar në Gjermani deri tani duke përfshirë më shumë se 6 900 vdekje.