Makinat gjermane nuk paraqesin kërcënim për sigurinë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Deklarata ka ardhur nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, ndërsa bëri thirre për bashkëpunim global në një sërë çështjes, raporton Reuters.
“Ne jemi krenarë për makinat tona dhe kështu duhet të jemi”, tha Merkel duke shtuar më tej se, megjithatë shumë prej tyre janë ndërtuar në SHBA dhe eksportohen në Kinë.
“Nëse kjo shihet si një kërcënim për sigurinë ndaj Shteteve të Bashkuara, atëherë ne jemi të tronditur”, tha kancelarja gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih.